Newcastle prek vendin e dytë, fitojnë edhe Wolves, Fulham e Brighton

Newcastle prek vendin e dytë, fitojnë edhe Wolves, Fulham e Brighton

18:54, 26/12/2022

 

Premier League prodhoi të tjera sfida mjaft interesante të cilat startuan në orën 16:00 dhe të gjitha përfunduan me fitore të ekipeve udhëtuese. Newcastle vazhdon paraqitjet e tij fantastike në këtë sezon dhe ngjitet provizorisht në vendin e dytë. “Qymyrxhinjtë” mposhtën me rezultatin 3-0 Leicesterin dhe tashmë janë ngjitur në kuotën e 33 pikëve, 1 më pak se Manchester City që ka 2 ndeshje ende për të zhvilluar.

Vazhdon ecurinë negative Evertoni i cili mposhtet nga Wolves me rezultatin 2-1. Një fitore që vjen si dritë në fund të tunelit për “Ujqrit” të cilët nuk po fitonin prej 5 ndeshjesh. Ishin golat e Podence dhe Ait Nouri që vulosën fitoren për Wolves, ndërsa Evertonit i dha avantazhin provizor Mina.

Fitore bindëse nga Fulham që mposht Crystal Palace me rezultatin e pastër 3-0. Reid, Ream dhe Mitrovic vulosën fitoren për Fulham. Sfida tjetër ishte ajo midis Southampton dhe Brighton me këta të fundit që triumfuan në shifrat 3-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco