Juventusi nis sot revolucionin, ja kush do të jetë presidenti i ardhshëm i bardhezinjve

Juventusi nis sot revolucionin, ja kush do të jetë presidenti i ardhshëm i bardhezinjve

17:12, 26/12/2022

Tashmë mund ta quajmë një Juventus plotësisht të ri. Janë zyrtarizuar emrat që janë pjesë e listës së drejtuesve të rinj të klubit, që do të marrin detyrën e tyre në 18 janar 2023.

E para dhe më e rëndësishmja, Presidenti i klubit bardhezi do të jetë Gianluca Ferrero siç ishte parashikuar edhe më herët. Ky i fundit njihet si i diplomuar për Ekonomi dhe Tregti, gjithashtu është dhe një kontabilist. Në bordin si drejtor menaxhues do të jetë Maurizio Scanavino, një ish-drejtor i përgjithshëm.

Bordit të drejtorëve do t’i bashkohet dhe Fioranna Negri. Kjo e fundit e cila është një Kontabiliste dhe Auditore. Bashkë me të do të bashkohen dhe Diego Pistone dhe Laura Cappiello. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco