Cristiano Ronaldo merr dhuratën luksoze nga bashkëshortja, sa kushton makina e re e futbollistit

Cristiano Ronaldo merr dhuratën luksoze nga bashkëshortja, sa kushton makina e re e futbollistit

13:25, 26/12/2022

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i ka blerë një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, një makinë Rolls Royce.

Ronaldo është parë në Instagramin e tij duke kaluar kohë në shtëpi me familjen e tij dhe duke marrë disa dhurata shumë luksoze nga partnerja e tij që duket të jetë një Rolls Royce krejt e re, e cila mund të vlerësohet me një çmim mbi 250 mijë funte (284 mijë euro).

Ronaldo postoi dhuratën e tij të re në Instagram që ishte e mbështjellë me një fjongo të kuq.

Familja e futbollistit u fotografua e ulur në makinë përkrah një burri të veshur si babadimri. “Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar Ronaldo sipër imazhit që postoi në InstaStory për 523 milionë ndjekësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco