Richarlison pëson një dëmtim, Conte konfirmon kohëzgjatjen e rikuperimit

Richarlison pëson një dëmtim, Conte konfirmon kohëzgjatjen e rikuperimit

22:43, 25/12/2022

 

Lajme jo të mira në kampin e Tottenhamit për brazilianin Richarlison. Trajneri i Spursave, Antonio Conte, ka konfirmuar se sulmuesi 25-vjeçar ka pësuar një dëmtim të cilin do ta mbajë jashtë fushave deri në 4 javë.

Raportet e para mjekësore pohuan se ish-sulmuesi i Everton do të përballej me një dëmtim që do ta linte jashtë për  gjashtë javë. Mirëpo është tekniku italian që qetëson të gjithë drejtuesit dhe tifozët e Tottenham duke konfirmuar se Richarlison do të jetë jashtë vetëm për 4 javë.

Kjo do të thotë se braziliani do ta humbasë rifillimin e Premier League me Suprs. Gjithashtu do të jetë jashtë edhe për ndeshjet kundër Aston Villa, Crystal Palace. Lajmi i mirë është që Richarlison do të jetë i disponueshëm në Derbi kundër Arsenalit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco