Iniesta për Messin: Kritikët do merren sërish, është kampion i madh

Iniesta për Messin: Kritikët do merren sërish, është kampion i madh

12:02, 25/12/2022

Debati nëse Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit është i prirur të vijojë për shumë kohë, pavarësisht faktit se tashmë karriera madhështore e “pleshtit” u kompletua edhe me Kupën e Botës. Ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Andres Iniesta thekson se Messi është më i miri, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime për të mos e vlerësuar maksimalisht argjentinasin.

“Në mendimin tim, Messi nuk kishte nevojë për Kupën e Botës që të konsiderohej si më i miri. Me Kupën e Botës apo pa të, Messi për mua është lojtari më i mirë në histori. Unë besoj se njerëzit që vendosnin në dyshim cilësitë e Messit para Kupës së Botës, do të vazhdojnë të dyshojnë te ai.

Jam i sigurt se kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin dhe për të mos e konsideruar si më të mirin. Gjithsesi, për ta lënë pas këtë debat që nuk ka fund, mendoj se Kupa e Botës ishte e merituar për Messin dhe për të gjithë Argjentinën”, u shpreh Iniesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco