Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Nuk ishte pjesë e 11-shes së vitit, Frashëri reagon ashpër ndaj FFK: Faleminderit për përkrahjen tuaj fallco

Nuk ishte pjesë e 11-shes së vitit, Frashëri reagon ashpër ndaj FFK: Faleminderit për përkrahjen tuaj fallco

11:14, 25/12/2022

Ditën e djeshme Federata e Futbollit të Kosovës në një ceremoni të organizuar ka ndarë çmimet për vitin 2022, ndërsa mes tyre është zgjedhur edhe formacioni më i mirë. Në këtë 11-tëshe mungonte Stivi Frashëri, që me Ballkanin bënë arritje fantastike në Conference League.

Si portieri më i mirë u zgjodh, Enea Koliqi, që luan me Gjilanin dhe kjo ka bërë që Frashëri të reagojë ashpër në rrjetet sociale.

“Faleminderit për përkrahjen tuaj fallco. Çfarë turpi pas gjithë asaj që kam bërë”, shkroi ai, duke ia bashkangjitur dy video nga pritjet e penalltive.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco