Messi mund të marrë çmimin e vetëm që i mungon: I është dhënë vetëm një njeriu para tij

Messi mund të marrë çmimin e vetëm që i mungon: I është dhënë vetëm një njeriu para tij

10:06, 25/12/2022

Duke fituar Kupën e Botës, Lionel Messi fitoi të gjitha çmimet më të rëndësishme në futboll si me klube ashtu edhe me kombëtare, dhe tani ai mund të marrë çmimin e vetëm individual që i mungon.

Për Messin, kupa e kampionit të botës ishte trofeu i 41-të dhe kurora e karrierës së tij legjendare dhe pothuajse me siguri do të marrë Topin e tetë të Artë, por udhëheqja e France Football mund t'i japë një çmim edhe më të madh.

Bëhet fjalë për Super Topin e Artë, çmim që deri më tani e ka fituar vetëm bashkëkombasi i tij Alfredo Di Stefano në vitin 1989.

Golashënuesi legjendar i Real Madridit mori çmimin me rastin e 30-vjetorit të France Football, gazetës që jep çmimin individual më prestigjioz në futboll dhe u vendos që intervali ndërmjet dhënies së Super Topit të Artë duhet të jetë së paku 30 vjet, dhe kjo nëse ka edhe një kandidat të denjë.

Kanë kaluar tashmë 33 vite që kur Di Stefano mori çmimin dhe shumë besojnë se me fitimin e Kupës, Messi ka plotësuar të gjitha kushtet për ta marrë atë, gjë që nuk do të jetë befasi nëse kjo ndodh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco