Po kalonte në rrugë, ish-trajneri i Brazilit bie pre e grabitjes

Po kalonte në rrugë, ish-trajneri i Brazilit bie pre e grabitjes

08:52, 25/12/2022

Ish-trajneri i Brazilit, Tite, i cili dështoi në “Katar 2022”, pasi u eliminua në çerekfinale nga Kroacisë, është gjendur në një situatë aspak të këndshme në vendlindjen e tij. Ai është grabitur sot, rreth orës 6:00 të mëngjesit (ora braziliane) teksa po ecte nëpër rrugët e Rio de Janeiros.

Ish-trajneri i “Seleçaos” po ecte nëpër lagjen Barra da Tijuca, një zonë periferike dhe e pasur e Rio de Janeiros. Qëllimi i tij ishte të kalonte pa u vënë re, por një person e njohu dhe e sulmoi, duke i marrë me dhunë një send me vlerë (dyshohet së bëhet fjalë për një varëse). Personi në fjalë (ende i paidentifikuar), e kritikoi fillimisht për eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës, para se t’i merrte më dhunë bizhuterinë.

Të njëjtat informacione konfirmojnë se Tite nuk ka pësuar dëmtime fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco