Tifozi argjentinas bën tatuazhin më ekstrem që i është dedikuar ndonjëherë Messit

Tifozi argjentinas bën tatuazhin më ekstrem që i është dedikuar ndonjëherë Messit

10:02, 24/12/2022

Çmenduria” e vërtetë mbërtheu Argjentinën pas fitores së Kupës së Botës dhe dëshmi për këtë është fotoja e shfaqur në rrjetet sociale, ku shihet ndoshta tatuazhi më ekstrem që është parë ndonjëherë.

Lionel Messi është heroi i gjithë kombit dhe këto ditë ai nderohet në mënyra nga më të ndryshmet.

Pasi argjentinasit mposhtën Francën në një finale spektakolare me rezultatin 4-2 me penallti dhe kështu fituan titullin e tretë të kampionatit botëror, tifozët bënë tatuazhe që janë të vështira për t'u numëruar, por një bie në sy në veçanti, raporton “Corriere dello Sport”.

Një fans vendosi të bënte diçka të paprecedentë. Ai kishte tatuazhuar fjalën "Messi" në ballin e tij, "D10S" (Zot) në njërën faqe dhe tre yje në anën tjetër, dhe siç parashikohej u bë hit në rrjetet sociale.

Meqë ra fjala, popullariteti i Messit dëshmohet nga fakti se Banka Qendrore e Argjentinës po mendon të vendosë imazhin e tij në kartëmonedhën 1000 peso, sipas medieve lokale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco