Manchester United ka hapur bisedimet me PSV për Gakpo

Manchester United ka hapur bisedimet me PSV për Gakpo

22:47, 23/12/2022

Lajm i mirë për të gjithë tifozët e Manchester United. Klubi ka nisur negociatat me PSV për transferimin e Cody Gakpo.

Sipas “Mirror”, klubi nga Eindhoven është gati të lërë yllin e tij për vetëm 50 milionë euro këtë dimër.

Në Kupën e Botës në Katar, holandezi shënoi tre gola në pesë ndeshje, dhe në turne në nivel klubesh, numrat e tij janë thjesht të mahnitshëm.

Pra, në kampionatin holandez, në Europa League dhe në Superkupën e Holandës, Gakpo shënoi 13 gola dhe dha 12 asistime në 20 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco