Bayern kërkon portierin zviceran, Yann Sommer

Bayern kërkon portierin zviceran, Yann Sommer

21:26, 20/12/2022

Manuel Neuer ka mbyllur sezonin dhe Bayern Munchen po studion disa alternativa për të zëvendësuar kapitenin. Një opsion është rikthimi i Alexander Nubel, i cili është i huazuar te Monaco.

Gjithsesi, një mundësi e tillë nuk preferohet nga drejtuesit e klubit nga Principata dhe vetë “gardiani” 26-vjeçar, i cili ka raporte negative me Toni Tapalovic, trajnerin e portierëve të Bayernit.

Në kushte të tilla, drejtuesit e rekordmenëve të Gjermanisë kanë piketuar Yann Sommer, portierin e M’Gladbach dhe kombëtares së Zvicrës, sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland.

34-vjeçari ka një eksperiencë të madhe. Sommer numëron 80 ndeshje me helvetët, ndërkohë që ndodhet në vitin e fundit të kontratës me M’Gladbach, aty ku luan prej vitit 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco