Arrihet marrëveshja, Etrit Berisha largohet nga Torino për një klub tjetër të Serie A

Arrihet marrëveshja, Etrit Berisha largohet nga Torino për një klub tjetër të Serie A

20:27, 19/12/2022

Etrit Berisha pritet që nga viti i ardhshëm të jetë pjesë e Salernitanas.

“Tuttomercatoweb” ka raportuar këtë të hënë se marrëveshja mes palëve është arritur, teksa ajo do të zyrtarizohet në janar të vitit 2023.

Klubi nga Campagna po përballet me lëndimin e portierit, Luigi Sepe, dhe ishte në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit.

Berisha u vlerësua si përforcimi ideal për klubin e Serie A.

33-vjeçari, që ka kontratë të vlefshme me Torinon deri në verën e vitit 2024, nuk ishte fare në planet e klubit dhe as trajnerit, Vanja Milinkovic-Savic.

Futbollisti i Shqipërisë nuk regjistroi asnjë paraqitje zyrtare këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco