E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari sportiv nga Kosova

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë gazetari sportiv nga Kosova

20:27, 16/12/2022

Një lajm i hidhur ka tronditur ditën e sotme komunitetin e gazetarisë sportive në Shqipëri dhe Kosovë.

Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Milaim Krasniqi, gazetari me shumë përvojë, drejtues i emisioneve të ndryshme, një zë i dashur për dashamirësit e sportit.

Krasniqi mbylli sytë përgjithmonë në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, të cilën për fat të keq nuk arriti ta mposhtë.

Syri Sport i shpreh ngushëllime Familjes Krasniqi, miqve të të ndjerit, kolegëve të Radio Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv për një humbje të madhe.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco