Rikthehet telenovela ‘Icardi’/ Wanda Nara merr vendimin përfundimtar në lidhje me yllin argjentinas

Rikthehet telenovela ‘Icardi’/ Wanda Nara merr vendimin përfundimtar në lidhje me yllin argjentinas

12:14, 15/12/2022

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë e ndërlikuar. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar ndarjet dhe pajtimet, por tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Futbollisti është kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Narës dhe për të kaluar pushimet së bashku me të. Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

Raportimet thonë se Icardi gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej të përqafohej, ajo i thoshte atij ‘largohu, largohu. Mos më afro’”, thuhet në raport.

Duket se marrëdhënia ka përfunduar dhe arsyeja kryesore është se Nara tani është e fokusuar te L-Gante , që do të thotë se Icardi është tashmë në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco