Kastrioti zgjedh pasuesin e Emiljano Çelës, në stol ulet ish-trajneri i Tiranës

Kastrioti zgjedh pasuesin e Emiljano Çelës, në stol ulet ish-trajneri i Tiranës

12:43, 14/12/2022

Ardian Mema në krye të Kastriotit. Pas dorëheqjes së Emiljano Çelës, klubi krutan ka përzgjedhur edhe pasuesin e tij dhe timonierin e pankinës që do të çojë përpara skuadrën.

Mema është një figurë e mirënjohur e futbollit shqiptar dhe me shumë eksperiencë edhe në drejtimin e skuadrave. Ai ka qenë pjesë e Tiranës në sezonin 2018-2019, ndërsa përpara ka qenë edhe në pankinat e Flamurtarit apo Skënderbeut në rolin ndihmësit.

Trajneri 51-vjeçar do të prezantohet sot në krye të Kastriotit nga ku edhe do të nisë punën për të përgatitur sfidën e radhës që Kastioti do të luajë të premten në orën 13:00 në Kamëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco