Festojnë marokenët, kompania ajrore vë në dispozicion 30 fluturime për tifozët e kombëtares

Festojnë marokenët, kompania ajrore vë në dispozicion 30 fluturime për tifozët e kombëtares

19:31, 12/12/2022

Në përballjen me Francën, Maroku ka nevojë më tepër se kurrë për mbështetjen e tifozëve të tyre.

Linja ajrore kombëtare marokene, “Royal Air Maroc”, ka vendosur të vërë në dispozicion rreth 30 fluturime të veçanta mes Kazablankës dhe Dohas, ditën e nesërme dhe të mërkurën, në mënyrë që tifozët marokenë të kenë mundësi të ndjekin gjysmë-finalen historike të Kupës së Botës, kundër Francës.

“Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar në aventurën e saj historike dhe të përjetojnë emocionet e gjysmëfinales së Kupës së Botës, “Royal Air Maroc” ka ngritur një urë të vërtetë ajrore midis Kazablankës dhe Dohas. Një kualifikim historik, një masë historike”,- thuhet në deklaratën e veçantë të kompanisë ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco