'I zhgënjyer për humbjen e penalltisë', Josa pas humbjes: Duhet të ishim më të kujdesshëm, golin u’a dhuruam ne

'I zhgënjyer për humbjen e penalltisë', Josa pas humbjes: Duhet të ishim më të kujdesshëm, golin u’a dhuruam ne

19:12, 12/12/2022

Egnatia mundi në transfertë Vllazninë me rezultatin 1-0. Pas sfidës ka folur trajneri i shkodranëve Mirel Josa. Ai u shpreh i zhgnjyer për humbjen e penalltisë dhe se duhet të ishin më të qetë në lojë.

“Ndjehem keq si u zhvillua pjesa e parë e ndeshjes, duhet të kishim mbështetur Markun, Malën dhe Hoxhaj të cilët duhet të ishin më afër fushës, që loja të ishte me para.  Duhet të ishim të kujdesshëm tek goli, ne ua dhuruam golin. Unë mendoj që nuk zhvilluam mirë pjesën e parë, tek e dyta u përpoqëm. I zhgënjyer për penalltinë, duhet të ishim më të qetë, humbi qetësia, duhet të ishim gradual në sulm. Nuk mendoj që Egnatia fitoi dylyftimet në qendër të mbrojtjes, problemi është se ne duhet të shtynim në mesin e fushës”, u shpreh Josa në një prononcim për “Oversport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco