Zyrtare, Shkëndija ndërpret kontratën me Bilalin

Zyrtare, Shkëndija ndërpret kontratën me Bilalin

18:16, 12/12/2022

Mesfushori, Sabit Bilali nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës për vazhdimësinë e këtij sezoni.

Në një postim në faqen zyrtare klubi “kuqezi” bën me dije se palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin dhe në janar Bilali do të jetë lojtar i lirë.

Mesfushori nuk do të jetë pjesë e kuqezinjëve në gjysmëstinorin pranveror.

KF Shkëndija konfirmon mbylljen e bashkëpunimit me Sabit Bilallin. Mesfushori ndërpret me konsesus kontratën e tij dhe del si lojtarë i lirë në merkaton e janarit.

Me këtë rast, KF Shkëndija falemenderon Bilallin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar gjitha të mirat në të ardhmen.”-shkruhet në publikimin e Shkëndijës. Kujtojmë që Bilali u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2021 nga Shkupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco