Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Erion Hoxhallari shënon golin e parë në Rumani

Erion Hoxhallari shënon golin e parë në Rumani

21:53, 08/12/2022

Erion Hoxhallari gjeti për herë të parë rrugën e rrjetës në Rumani teksa shënoi për skuadrën e UTA Arad në sfidën e fituar në transfertë me rezultatin 0-3 ndaj ekipit të Miovenit.

Në një ndeshje që ishte e vlefshme për raundin e tretë të Kupës rumune, ish-kapiteni i Tiranës shënoi në minutën e 52-të teksa në zhvillimet e një goditje këndore, iu shmang mbulimit të mbrojtësve dhe me kokë mposhti portierin kundërshtar.

27-vjeçari që u transferua në Rumuni në merkaton verore nga Tirana është shndërruar në një prej titullarëve fiks të UTA Arad ndërsa kujtojmë se pjesë e skuadrës rumune është edhe një tjetër ish-bardheblu.

Fjala është për Idriz Bathën që ashtu si Hoxhallari është shndërruar në një “busull” për  UTA Arad në repartin e mesfushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco