Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Hetimi ndaj Juventusit/ Ja çfarë dënimi rrezikon “Zonja e Vjetër” nga UEFA

Hetimi ndaj Juventusit/ Ja çfarë dënimi rrezikon “Zonja e Vjetër” nga UEFA

16:45, 07/12/2022

Përveç hetimeve që po zhvillon prokuroria publike e Torinos për parregullsitë në buxhetin e Juventusit, me situatën e “Zonjës së Vjetër” po merret edhe UEFA. Organi më i lartë i futbollit në Europë, ka kërkuar nga prokuroria të disponojë dosjen për të marrë më pas vendimet e saj për sa i përket Juventusit.

Pyetja që shtrohet më shumë është se çfarë rrezikon Juventusi nga UEFA dhe a mund të përjashtohet nga kupat europiane? Kjo është vetëm një hipotezë e cila është reale, por UEFA ende nuk ka në dorë dosjen për të marrë vendim.

Pjesa e hetimeve të mëtejshme dhe përgjimet nuk është në interesin primar të  UEFA-s pasi edhe me parregullsitë që janë zbuluar deri më tani Juventusi rrezikon të dënohet. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, “Zonja e Vjetër” në rastin më të mirë mund të marrë thjesht një gjobë të majme nga UEFA duke evituar kështu mungesën në Kupat e Europës.

Nga ana tjetër në Nyon nuk duan të nxitohen me vendimet që mund të çojnë edhe në përjashtim të Juventusit nga Kupat e Europës për një periudhë disa vjeçare. Me parregullsitë në bilance Juventusi ka shkelur rregullat e Fair Playt Financiar duke bërë kështu që UEFA të ketë një arsye të rëndësishme për të ndëshkuar bardhezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco