Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare/ UEFA cakton vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kombeve

Zyrtare/ UEFA cakton vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kombeve

12:13, 29/11/2022

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zyrtarizuar ditën e sotme, se në vitin 2023, Holanda do të presë për herë të parë finalet e Ligës së Kombeve.

Qytetet e Roterdamit dhe Enshede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet, me gjysmëfinalet e planifikuara për t’u luajtur më datën 14 dhe 15 qershor 2023.

Ndërsa ndeshja e vendit të tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet në datën 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet në janar 2023 në Nion të Zvicrës, me datën dhe orën e saktë që mbetet ende për t’u përcaktuar.

Holandës do t’i bashkohen në finalet e Ligës së Kombeve, Kroacia, Italia dhe Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco