Alves: Mbappe nuk e ka kuptuar ende se Neymar dhe Messi janë më të mëdhenj se ai

Alves: Mbappe nuk e ka kuptuar ende se Neymar dhe Messi janë më të mëdhenj se ai

15:22, 24/11/2022

Futbollisti brazilian Dani Alves ka folur për treshen sulmuese të PSG-së që përbëhet nga Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Neymar.

Alves qartazi favorizon Messin dhe Neymarin dhe i ka dhënë disa “këshilla” të riut francez.

"Mbappe është një fenomen që ende nuk e ka kuptuar se ata që luajnë me të në sulm janë fenomenë më të mëdhenj se ai. Messi dhe Neymar janë unikë, ata shohin dhe bëjnë gjëra që askush tjetër nuk i sheh dhe nuk i bën. Një futbollist i madh duhet të dijë gjithmonë dhe kupto me kë luan, sepse shokët e tij pasurojnë cilësitë e tij. Duhet të jesh i zgjuar dhe të përfitosh nga potenciali i Neymar dhe Messit, ata janë gjeni”, tha Alves.

Ai beson se Mbappe do të shënonte më shumë gola nëse ua kalonte topin më shumë bashkëlojtarëve në sulm.

“Nëse do t’ia jepte topin Messit dhe Neymarit, do të shënonte 150 gola”, shtoi braziliani.

Image

Alves është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit. Ka fituar gjithsej 43 trofe dhe në moshën 39-vjeçare është ende “i uritur” për sukses.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco