Zyrtare/ Rikthim pas 4 vitesh, Laçi prezanton trajnerin e ri

Zyrtare/ Rikthim pas 4 vitesh, Laçi prezanton trajnerin e ri

13:30, 20/11/2022

Gentjan Mezani është zyrtarisht trajneri i ri i Laçit. Sot në orën 14:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, vlonjati do të prezantohet para skuadrës që për herë të fundit e ka drejtuar në sezonin 2017-2018, duke shkuar deri në finalen e Kupës.

Mezani ka qenë më parë edhe në krye të Flamurtarit dhe Luftëtarit në Superiore.

Image

Në vitet e fundit ai ka drejtuar me sukses në Kosovë klubin e Gjilanit.

Drejtuesit kurbinas besojnë se rikthimi i vlonjatit do t’i japë një shtysë më të madhe ekipit për të nisur ngjitjen në renditje.

Objektivi është sigurimi i një vendi që të çon në Europë dhe fitimi i Kupës. Debutimi i 43-vjeçarit do të jetë më 11 dhjetor, kur Laçi luan një transfertë delikate ndaj Bylisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco