Benzema, i tronditur, konfirmon se do të humbasë Botërorin: Më duhet t'ia liroj vendin dikujt tjetër

Benzema, i tronditur, konfirmon se do të humbasë Botërorin: Më duhet t'ia liroj vendin dikujt tjetër

11:43, 20/11/2022

Lajm i tmerrshëm. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2021/2022 dhe një Topi të Artë të konsideruar unanimisht si i merituar, Karim Benzema pritej të ishte lider i sulmit të Francës në Kupës e Botës në Katar.

Mirëpo gjërat nuk shkuan siç duhet, pasi bomberi francez nuk ia doli të rikuperohej nga dëmtimi i pësuar pak kohë më parë dhe për këtë arsye do të mungojë në Botëror.

Pas këtij lajmi mjaft të tmerrshëm, ka reaguar edhe vetë Benzema, i cili theksoi se mendoi për të mirën e skuadrës, në mënyrë që vendin e tij ta marrë dikush që është në 100% të mundësive fizike.

“Unë nuk jam dorëzuar kurrë në jetën time, por më duhet të mendoj si një shok skuadre në rradhë të parë. Këtë kam bërë të gjithë karrierën time, ndaj arsyeja më thotë t’ia liroj vendin dikujt që mund të ndihmoj grupin të zhvillojnë një Kupë Bote fantastike. Ju falenderoj për të gjitha mesazhet mbështetëse”, shkruan Benzema në rrjetet sociale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco