Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Si u krijua fotografia e shekullit në futboll: Shikoni skenat nga xhirimet e Messit dhe Ronaldos

Si u krijua fotografia e shekullit në futboll: Shikoni skenat nga xhirimet e Messit dhe Ronaldos

11:22, 20/11/2022

Fotoja e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos konsiderohet nga shumë njerëz si fotoja e shekulli në futboll, teksa së fundmi kompania Louis Vuitton ka publikuar një video për atë që ka ndodhur në prapaskenë.

Ronaldo dhe Messi “luanin” shah në një foto virale në kuadër të fushatës reklamuese të markës Louis Vuitton. Fotoja tregon një detaj në të cilin dyshja legjendare e futbollit po mendon për lëvizjen e radhës në një çantë Louis Vuitton që shërben si fushë shahu.

Marka franceze e modës Louis Vuitton ka arritur të bëjë diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Në fushatën e tyre reklamuese, ata bën bashkë dy nga rivalët dhe futbollistët më të mëdhenj që bota ka parë në dekadat e fundit dhe gjithçka shkoi nën sloganin "Fitorja është një gjendje shpirtërore".

ImageImage

 

Fotoja u publikua vetëm një ditë para fillimit të Kupës së Botës, ndaj marka franceze e modës mendoi për kohën e duhur të publikimit.

 

Ditën e sotme, Louis Vuitton ka publikuar një video mjaft interesante në të cilën mund të shihni se si u krijua fushata, pra fotoja futbollistike e shekullit që do të bëhet pjesë e historisë.

 

Fotoja është realizuar nga fotografja me famë botërore Annie Leibovitz. Se si dukej gjithçka mund ta shihni në videon e publikuar në kanalin zyrtar të Vuitton në YouTube.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco