Si asnjëherë më parë: Kupa e Botës në Katar do të hapet me vargjet e Kuranit

Si asnjëherë më parë: Kupa e Botës në Katar do të hapet me vargjet e Kuranit

10:34, 20/11/2022

Ka ardhur momenti i shumëpritur! Pas një pauze asnjëherë më të gjatë, për herë të parë në kalendar gjatë dimrit, ka mbërritur Kupa e Botës dhe për herë të parë do të organizohet nga një shtet arab - Katari.

Për një muaj rresht adhuruesit e futbollit do të përjetojnë emocione të papërshkrueshme, teksa ndeshja e parë do të luhet nga ora 17:00, mes të vendit pritës Katarit dhe Ekuadorit.

Hapja e Kupës së Botës Katar 2022 do të jetë tejet e veçantë, me vargje nga Kurani i Shenjtë të cilat do të recitohen nga Ghanem Al-Muftah, një i ri me Sindromën e Regresionit Caudal, një çrregullim i rrallë që dëmton zhvillimin e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore.

Lexuesi nga Katari, Ghanem Al-Muftah, që do të hapë ceremonitë me vargje nga Kurani i Shenjtë, ka lindur më 5 maj 2022. Shteti i Katarit e kishte zgjedhur më parë z. Ghanem,  për të qenë ambasadori zyrtar i turneut..

Një nga postuesit në Twitter shkroi:  "Hapja e Kupës së Botës do të jetë me vargje aromatike nga Kur'ani i Shenjtë të lexuar nga Ghanim Al-Moftah. Hapja e forumit më të madh në botë me Kur'anin e Shenjtë është diçka që dëshmon krenari, krenaria dhe madhështia.

Një tjetër shtoi: “Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës në Katar do të fillojë me vargje nga Kurani i Shenjtë, të cilat do të lexohen nga qytetari i Katarit, ambasadori i vullnetit të mirë, Ghanim Al-Muftah. Pritet që më shumë se një e katërta e popullsisë së botës ta dëgjojë atë.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco