E pazakontë/ Kombëtarja e argjentinës ka marë 3.5 ton mish me vete në Katar

E pazakontë/ Kombëtarja e argjentinës ka marë 3.5 ton mish me vete në Katar

09:28, 20/11/2022

Delegacioni i ko mbëtares argjen tinase ka disa ditë që ka fluturuar drejt Katarit. Dhe përveç skuadrës, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është bagazhi i Mesit me shokë. Sipas televizionit “TyC Sports”, rreth 3.5 ton mish janë transportuar në kampusin e Universitetit të Katarit, ku ata do të qëndrojnë gjatë turneut.

[argjentina]

Amerikanojugorët bënë një zgjedhje të tillë dhe jo një hotel për shkak se duan të kenë hapësirën e nevojshme për të vendosur skarën duke qenë se në hotelet në Doha një gjë e tillë do të ishte e vështirë.

Lionel Skaloni, trajneri i Argjentinës, e vlerëson shumë të rëndësishme proteinën.

“Ushqimi i preferuar imi është mishi, por ka më shumë se kaq. Barbekjutë krijojnë një atmosferë bashkimi e cila rrit kiminë kolektive. Është pjesë e kulturës sonë argjentinase. Gjatë kësaj kohe ne flasim, qeshim, relaksohemi dhe lidhemi me njëri-tjetrin. Nuk është domosdoshmërisht mishi, pavarësisht se ne e dashurojmë atë. Por rëndësi ka të jesh pjesë e grupit dhe lidhjes që ai krijon”, tha Skaloni.

Argjentina është një prej vendeve që prodhon mishin më të mirë në botë. Ikona e Argjentinës, Diego Armando Maradona, i cili ndihmoi vendin e tij të fitonte Kupën e Botës në vitin 1986 me golin e famshëm me dorë kundër Anglisë, ishte gjithashtu një i apasionuar i barbekjuve.

Dhe lojtarët nuk kanë humbur kohë madje kanë përgatitur gatimet e para. Nikolas Taljafiko publikoi një foto në rrjetet sociale që tregonte 4 skara të mbushura të gjitha me mish.

Një nga skuadrat e tjera të Botërorit që e ka shumë të dashur mishin është edhe Uruguai, që ka vendosur të transportojë 900 kilogramë në Katar.

“Kombëtarja do të shoqërohet nga ushqimet më të mira. Mishi uruguaian është më i miri në botë. Çaji mate, mishi dhe futbolli shkojnë së bashku në Uruguai dhe janë pjesë e kulturës sonë”, tha presidenti i Federatës, Ignacio Alonso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco