'E dija që kishte shqiptar në VAR dhe e dija që s’do e jepte penalltinë', Skuka: Nuk prisja të shënoja

'E dija që kishte shqiptar në VAR dhe e dija që s’do e jepte penalltinë', Skuka: Nuk prisja të shënoja

20:36, 19/11/2022

Xhuliano Skuka gjeti golin e parë për Kombëtaren shqiptare përballë Armenisë.

Pas sfidës, sulmuesi kuqezi u shpreh shumë i lumtur për këtë gol dhe për fitoren e Kombëtares.

“Të them të vërtetën unë kam shumë besim në vetvete. Por jo me gol në debutim. Jo me gol. Jam ndjerë shumë mirë. çunat më kanë afruar të gjithë. Edhe stafi. Sikur nuk është ndeshja ime e parë.

Duhet shumë punë për tu transferuar jashtë. Duke parë cilësitë e kolegëve të mij në sulm. Duhet të bëj shumë që të arrij shumë. E dija që kishte shqiptar në VAR dhe e dija që nuk do e jepte penalltinë.

Duke parë gjendjen e të gjithëve këtu që luajnë jashtë, kam pak mangësi. Por besoj se me Partizanin do të arrij formën time”, u shpreh Skuka për “Super Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco