Lista e çmimeve, ja sa kushton një biletë për të parë ndeshjet në stadiumet e Katarit

Lista e çmimeve, ja sa kushton një biletë për të parë ndeshjet në stadiumet e Katarit

20:26, 19/11/2022

Pritet të ketë spekulime, por deri më tani ekziston një listë çmimesh për biletat. 60 euro do të jetë kostoja minimale për një biletë në një nga ndeshjet e fazës së grupeve, teksa tribunat do të vlejnë deri në 300 euro.

Faza me eliminim direkt pritet të 10-fishojë çmimet.

1/8-at do të vlejnë nga 100 deri në 350 euro, teksa faza çerekfinale do të çojë që bileta më e lirë të jetë rreth 200 euro.

Vetëkuptohet se gjysmëfinalet do të vlejnë edhe më tepër dhe rritja pritet me 45 për qind krahasuar me “Rusi 2018”.

Finalja, që është edhe ndeshja më e rëndësishme do të kushtojë minimalisht 516 euro.

Një biletë e mirë do të vlejë 850 deri në 1400 euro, ndërsa tribunat do të kalojnë 2 mijë eurot, ka bërë të ditur “Sportmediaset.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco