Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes në 'Air Albania', Skuka shënon golin e parë me Kombëtaren

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes në 'Air Albania', Skuka shënon golin e parë me Kombëtaren

18:23, 19/11/2022

Shqipëria pret në “Air Albania” Armeninë në miqësoren e fundit të këtij viti.

Pjesa e parë e kësaj përballje u mbyll me avantazhin e kuqezinjve.

Ishte, Xhuliano Skuka ai që dërgoi topin në rrjetë dhe shënon golin e parë me fanellën kuqezi.

Asllani jep një pasim perfekt për Çokajn i cili ul topin për Skukën. Ky i fundit nuk gabon me gjuajtjen e tij dhe kalon në avantazh kuqezinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco