VIDEO/ Gol spektakolar dhe tri pikë, Seferi shkëlqen në Ukrainë

VIDEO/ Gol spektakolar dhe tri pikë, Seferi shkëlqen në Ukrainë

15:33, 19/11/2022

Taulant Seferi lë sërish gjurmë në Ukrainë!

Ish-sulmuesi i Tiranës ka tundur për të tretën herë në këtë sezon rrjetën në kampionatin ukrainas me fanellën e Vorskla Poltavën në 13 ndeshje kampionat.

Në ndeshjen që Vorskla Poltava po luan ndaj Kolos Kovalivkas në transfertë, ish-kampioni i Shqipërisë me bardheblutë ka shënuar gol në minutën e 30′, teksa po i jep tre pikë të arta ekipit të tij me rezultatin 0-1.

26-vjeçari shqiptar mori një pasim perfekt nga shoku i tij i skuadrës dhe me një goditje të bukur ka dërguar topin në fundin e rrjetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco