Aty ku ka shumë para dhe vizion, gjithçka është e mundur: Si u krijua Kombëtarja e Katarit

Aty ku ka shumë para dhe vizion, gjithçka është e mundur: Si u krijua Kombëtarja e Katarit

14:04, 20/11/2022

E ndërsa shumë njerëz po pyesin se sa mund të “bëjë” kombëtarja e Katarit në Kupën e Botës, e cila e nis  nesër kompeticionin me ndeshjen kundër Ekuadorit, ne ju sjellim historinë se si ata krijuan ekipin që do t'i përfaqësojë në Botërorin e tyre debutues dhe çfarë hapash ndërmorën për ta zhvilluar këtë sport në shtetin e tyre.

Në vitin 2015, kombëtarja e hendbollit të këtij vendi fitoi në mënyrë sensacionale vendin e dytë në Kampionatin Botëror, por ndër të tjera u drejtua nga portieri boshnjak i natyralizuar , Danijel Saric, malazezët Zharko Markovic, Goran Stojanovic dhe Jov Damjanovic dhe kubani Rafael Capote, që në futboll, sipas rregullave tëFIFA-s- nuk është e mundur, edhe pse ata kanë provuar diçka të ngjashme në vitin 2004.

Aspire Academy

Kështu, autoritetet e Katarit i ofruan futbollistit brazilian Ailton dhe bashkëkombasve të tij Leandro dhe Dede nga Borussia Dortmund që t'i bashkohen kombëtares së tyre për miliona euro, por Sepp Blatter menjëherë e ndaloi në vitin 2004 dhe tha se një gjë e tillë nuk është e mundur në futboll.

“Ne do ta ndalojmë këtë menjëherë, një praktikë e tillë nuk është e mundur”, tha Blatter në atë kohë, pas së cilës FIFA vendosi kushte edhe më rigoroze që duhen plotësuar për të luajtur për një kombëtare. Sot, një futbollist ose prindërit e tij duhet të lindin në vendin që ai dëshiron të përfaqësojë, ose duhet të jetojë në atë vend për të paktën pesë vjet.

 

Dhe si nisi historia e tyre e futbollit? Edhe pse në këtë vend jetojnë 2.5 milionë njerëz, ka një popullsi të vogël që është shumë e interesuar për futbollin. Një moment kyç në evoluimin e këtij sporti ishte iniciativa shtetërore "Vizioni Kombëtar i Katarit 2030", e krijuar në vitin 2008, e cila synonte krijimin e një shoqërie të avancuar dhe të vetë-qëndrueshme.

 

Sporti ishte pjesë e asaj nisme dhe se ata e kishin menduar më parë dhe kishin një plan për të “shpërthyer”, e këtë e treguan në vitin 2004 kur hapën Akademinë Aspire, e cila synonte të bëhej një akademi sportive botërore për zhvillimin e të rinjve, duke përfshirë zhvillimin e të rinjve në futboll, atletikë dhe sporte të tjera.

 

Skautoi 3.5 milionë djem

 

 

Në të njëjtin vit 2004, ata hapën komplekse të mëdha me vlerë 1.3 miliardë dollarë, që u inaguruan nga Pele dhe Maradona. Pas kësaj, ata sollën sportistë të shumtë nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut, si dhe Evropa, dhe në vitin 2007 ata dërguan skautë në mbarë botën në kërkim të talenteve. Ata e përshkruan atë si një "projekt unik humanitar".

 

Thuhet se në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2014, ata skautuan më shumë se 3.5 milionë djem, ku u vunë në qendër të kritikave të publikut pasi shumë i akuzuan se po përpiqeshin të përdornin fëmijë nga vende të tjera për të krijuar një kombëtare të fuqishme. Nga ana tjetër, ata pohuan se donin të “forconin” konkurrencën mes fëmijëve të tyre me të huajt.

 

Dhe një mënyrë e tillë, në fund, u solli atyre “ ndonjë rezultat”. Tre vite më parë fituan Kupën e Azisë dhe ky konsiderohet si suksesi më i madh i kësaj skuadre futbolli dhe në finale mposhtën Japoninë me rezultat 3-1. Trajneri i tyre, Felix Sanchez, punoi për 21 vjet në akademinë e Barcelonës, të famshmen La Masia dhe në vitin 2006, iu bashkua akademisë Aspire, nga e cila gradualisht mori rrugën drejt kombëtares.

Edhe pse 12 nga 26 lojtarët që do të luajnë në Botëror kanë lindur jashtë Katarit, 18 prej tyre janë arsimuar në akademi dhe ylli i parë i ekipit të tyre është sulmuesi 26-vjeçar sudanez Almoez Ali.

“Ishte e vështirë të imagjinohej që do të fitonim kampionatin aziatik në vitin 2019, por ia dolëm. Nuk po them se mund të bëhemi kampionë bote, por synimi ynë është të garojmë në nivelin më të lartë”, tha trajneri Sanchez para Botërorit.

Kujtojmë se Katari do të luajë në Grupin A së bashku me Ekuadorin, Senegalin dhe Holandën, ndërsa Botërorin do ta hapin të dielën në orën 17:00 me Ekuadorin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco