Mesfushori anglez mori një çantë bosh në Katar, shpjegimi ‘arrogant’ tërboi tifozët

Mesfushori anglez mori një çantë bosh në Katar, shpjegimi ‘arrogant’ tërboi tifozët

13:50, 19/11/2022
Mesfushori  i West Hamit, Declan Rice, i cili do të mbajë mbi shpatulla mesfushën e Anglisë në Botërorin e Katarit, ka zemëruar tifozët e tij dhe ata të skuadrave të tjera me veprimin që ka bërë para nisjes së kompetivionit.
 
Rice është motori i vërtetë i skuadrës së Gareth Southgate dhe i pazëvendësueshëm në pozicionin e mesfushorit qendror. Prej tij pritet shumë në Katar dhe ai i rriti më tej këto pritshmëri me një deklaratë dhe një lëvizje para se të shkojë në Kupën e Botës.
 
Kur u largua nga qendra stërvitore e Anglisë për në Katar, Rice mori një çantë bosh së bashku me një valixhe me rroba. Kjo ishte e pazakontë për të gjithë, kështu që shoferi e pyeti pse.
 
"Nuk ka asgjë në atë valixhe, është një valixhe rezervë. Unë do ta sjell në shtëpi trofeun në të," shpjegoi Rice, duke treguar se nuk i mungon besimi.
 
Mirëpo, me atë deklaratë ai ka indinjuar tifozët e kombëtares së tij, por edhe të gjithë të tjerët që e vlerësuan këtë lëvizje si “arrogante”.
 
Përdorues të shumtë të Twitter-it, por edhe publiku anglez, nuk janë dakord me këtë qëndrim të Rice. Nga njëra anë, tifozët e kombëtareve të tjera e cilësuan këtë lëvizje si arrogante, që u ka hije anglezëve, ndërsa tifozët anglezë kritikuan qëndrimin sepse mund të ketë sjellë konfuzion në ekip dhe ka rritur pritshmëritë.
 
"Arrogancë tipike angleze. Nuk është çudi që të gjithë qeshin me ty kur dështon", thuhej në një nga komentet në Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco