Santos tregon gjendjen e Ronaldos pas intervistës së bujshme

Santos tregon gjendjen e Ronaldos pas intervistës së bujshme

12:36, 19/11/2022

Në qendër të medieve ditët e fundit, pasi i dha një intervistë shpërthyese gazetarit britanik, Piers Morgan, Cristiano Ronaldo po përgatitet ndoshta të luajë Botërorin e tij të fundit, gjashtëmbëdhjetë vjet pas pjesëmarrjes së tij të parë në një Kupë Bote. I pranishëm në një konferencë për shtyp, Fernando Santos, trajneri portugez, tha edhe më shumë për gjendjen aktuale shpirtërore të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Cristiano, si të gjithë lojtarët që kam thirrur, është jashtëzakonisht i uritur për të treguar aftësitë e tij dhe për ta bërë Portugalinë kampione bote. A është Ronaldo më i urituri? Le të presim dhe të shohim. Ai është gjithmonë i uritur dhe kjo është arsyeja pse ai qëndroi në majat e futbollit për një kohë kaq të gjatë. Nuk më intereson situata e një muaji më parë. Që atëherë ai ka luajtur katër ndeshje për Manchester United” , u shpreh trajneri i portugezëve.

Për kujtesë, Portugalia, e vendosur në Grupin H , do të nisë garën të enjten (17:00) kundër Ganës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco