Krisje totale mes Ronaldos dhe United, ‘Djajtë e Kuq’ nisin bisedimet me yllin e PSG-së

Krisje totale mes Ronaldos dhe United, ‘Djajtë e Kuq’ nisin bisedimet me yllin e PSG-së

11:01, 16/11/2022

Intervista me gazetarin anglez, Piers Morgan shënon një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes CR7 dhe “Djajve të Kuq”. Sipas raportimeve nga “Mirror”, drejtuesit e klubit kanë identifikuar tashmë emrin e fortë për të zëvendësuar portugezin dhe ai është Mbappe.

Mediat britanike janë të bindura se divorci do të jetë i pashmangshëm që në janar dhe “Djajtë e Kuq” kanë një ofertë prej 150 milionë euro për yllin francez.

Një hipotezë që më shumë ngjason si një fantazi, duke marrë parasysh se PSG bëri gjithçka që francezi të qëndronte në klub. Gjithsesi, nëse Mbappe nuk arrihet të transferohet, Manchester United do të hidhet në sulm për Osimhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco