Botërori i pestë për këta lojtarë

Botërori i pestë për këta lojtarë

21:14, 14/11/2022

Ky Kampionat Botëror është i pari për dikë, mirëpo për katër veteranë rezulton të jetë i pesti.

Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Lionel Messi i Argjentinës, Andres Guardado dhe Guillermo Ochoa i Meksikës janë lojtarët që do të paraqiten për të pestën herë.

Që të katërt kishin debutuar në këtë kompeticion në Gjermani më 2006-ën, pastaj kishin luajtur edhe më 2010 në Afrikë, më 2014 në Brazil, më 2018 në Rusi dhe tashmë më 2022 në Katar.

Ata do t’u bashkohen Antonio Carbajalit, Lothar Matthausit, Rafael Marquezit dhe Gianluigi Buffonit si lojtarët që luajnë në pesë Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco