A rrezikon pjesëmarrjen në Botëror? Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe zëvendësimit të tij

A rrezikon pjesëmarrjen në Botëror? Xhaka reagon pas fitores së Arsenalit dhe zëvendësimit të tij

09:48, 13/11/2022

Lëndimi i Granit Xhakës ka alarmuar jo pak Arsenalin por mbi të gjitha Kombëtaren e Zvicrës.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar vetë  futbollisti, ku ka përgëzuar ekipin për fitoren dhe ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësorë. 

Arsenali fitoi në udhëtim kundër Wolvesit me rezultatin 0:2, për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelën e Premierligës.

Mesfushori nga Kosova u zëvendësua pas 16 minutave lojë, pasi disa shqetësime te ai u shfaqen që nga fillimi i ndeshjes.

Me të përfunduar ndeshja u mësua edhe se Xhaka nuk kishte ndonjë lëndim apo diçka tjetër serioze, që do ta linte jashtë Kupës së Botës “Katar 2022”.

Trajneri Mikel Arteta konfirmoi se 30-vjeçari kishte probleme me stomakun, duke shtuar se kjo nuk e rrezikon pjesëmarrjen e tij në Katar.

Një bravo e madhe për ekipin, çfarë mënyrë për të shkuar në pushim”, shkroi futbollisti i Zvicrës në “Instagram”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco