Bologna rikthehet te tre pikët, arrin një fitore bindëse ndaj Sassuolos

Bologna rikthehet te tre pikët, arrin një fitore bindëse ndaj Sassuolos

22:42, 12/11/2022

Bologna reagon menjëherë pas humbjes së thellë që pësoi ndaj Interit një javë më parë dhe mposht Sassuolon me rezultatin bindës 3-0.

Të besuarit e Thiago Mottës arritën të triumfon në këtë përballje falë golave të Aebischer, Arnautovic dhe Ferguson.

Në minutën e 30',  skuadra e Bolognas që gjen rrugën e rrjetës me anë të Aebischer.

Me fitoren minimale të Bolognës mbyllet edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën vendasit e nisin aty ku e lanë. Marko Arnautovic dyfishon gjithçka në minutën e 50-të. Sassuolo provon të reagojë me Domenico Berardin, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

Rezultati final i takimit vuloset nga goli i Ferguson në minutën e 78 që i jep edhe qetësinë skuadrës së Bolognas. Me këtë fitore, Bologna ngjitet në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Sassuolo e çon në katër numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco