George Russell fiton 'Sprint Race' në Brazil, e ndjekin Hamilton e Verstappen

George Russell fiton 'Sprint Race' në Brazil, e ndjekin Hamilton e Verstappen

22:32, 12/11/2022

George Russell fiton “Sprint Race” në Çmimin e Madh të Brazilit dhe do të niset në garën e nesërme nga vendi i parë. Piloti anglez zhvilloi një “Sprint Race” fantastik dhe ia doli ta mbyllte atë në vendin e parë. 

Në vend të dytë u rendit spanjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, por ky i fundit do të niset nga vendi i shtatë për shkak të penalitetit prej 5 pozicionesh që mori pasi ndryshoi motorin e makinës së tij. Nga vendi i dytë për rrjedhojë do të niset shtatë herë kampioni i botës Lewis Hamilton, ndërsa nga vendi i tretë do të startojë Max Verstappen.

Vendi i katërt për Sergio Perez që lë pas Charles Leclerc. Dy pilotët e Ferrarit do të nisen nga vendi i gjashtë dhe i shtatë, ndërsa top 10 mbyllet nga Norris, Magnussen dhe Vettel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco