FOTO/ 'Neonazist, pjesë e një bande kriminale', pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

FOTO/ 'Neonazist, pjesë e një bande kriminale', pushohet nga puna truproja e Lewandowskit

21:19, 12/11/2022

Pas trazirave të shkaktuara në Poloni kur u zbulua se personi i punësuar si truprojë për Robert Lewandowski-n dhe pjesëtarët e ekipit polka, ishte një militant i njohur neonazist polak i akuzuar se i përkiste një bande kriminale, Federata Polake e Futbollit ka vendosi të tërhiqet dhe të prishë lidhjet me Dominik G., i njohur si Grucha.

Image

Përmes një deklarate Federata Polake e Futbollit bën me dije se: “Për shkak të raportimeve në media në lidhje me Dominik G., është vendosur që të tërhiqet nga të gjitha aktivitetet që lidhen me kombëtaren”.

Cezary Kulesza, president i Federatës, ishte ai që punësoi Grucha-n, por ai u përdor “për punë sigurie”.

Edhe pse trajneri polak Czesław Michniewicz ishte plot lëvdata për ish-truprojen e kombëtares polake, duke u shprehur se “ai e përmbushi rolin e tij në mënyrë fantastike. Unë e vlerësoj atë si profesionist. Çfarë bëri, si u kujdes për Robertin, ekipin, si na trajtoi…”, Dominik G. nuk do të udhëtojë me Poloninë në Botërorin Katar 2022.

Siç u raportua nga mediet polake, polemikat u ngritën kur u zbulua se Grucha: “Ka një çështje të hapur për militantizëm në një bandë kriminale që ndër të tjera akuzohet për propagandë nazizmi apo organizim trazirash.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco