Bayern fiton dhe mbetet lider në Bundesligë

Bayern fiton dhe mbetet lider në Bundesligë

20:31, 12/11/2022

Bayern Munchen e ka siguruar fitoren e radhës në Budesligë, për ta siguruar vendin e parë në elitën gjermane. Bavarezët sonte fituan si mysafirë të Schalkes me rezultat 0-2. Gnabry (38’) dhe Choupo-Moting (52’) shënuan golat për Bayern Munchen

Bayern Munchen ka vazhduar formën e mirë duke fituar pesë ndeshjet e xhirove të fundit në Bundesligë. Sonte, viktimë e formës së mirë të bavarezëve ishte skuadra në fundin e tabelës, Schalke 04.

Pjesa e parë shkoi me dominimin e Bayernit, por ata nuk arritën që ta thyejnë shpejt mbrojtjen e Schalkes.

Kjo erdhi tek në minutën e 38-të kur Serge Gnabry mori një top nga Musiala dhe shënoi për rezultat 0-1, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Bayern e filloi shumë  vrullshëm dhe arritën që të shënojnë edhe golin e dytë.

Ishte një kundërsulm i shpejt i kampionit të Gjermanisë e ku përsëri ishte Musiala ai që asistoi për Choupo-Moting që shënoi gol në minutën e 52-të.

Pas 15 xhirove Bayern Munchen është në vendin e parë me 34 pikë, gjashtë më shumë së RB Leipzig që është në vendin e dytë. Nga 15 ndeshje, Bayern ka 10 fitore, katër barazime dhe një humbje.

Schalke në anën tjetër vazhdon të jetë në vendin e fundit me nëntë pikë ku nga 15 ndeshje i ka fituar dy, barazuar 3 dhe humbur 10.

Kujtojmë se Bundesliga kthehet në aksion më 20 janar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco