Inzaghi: Duam të fitojmë përballjen e parë direkte këtë sezon, motivimi do të bëjë diferencën

Inzaghi: Duam të fitojmë përballjen e parë direkte këtë sezon, motivimi do të bëjë diferencën

19:46, 12/11/2022

Atalanta-Inter do të jetë një prej supersfidave të javës së 15-të të Serie A ku në Bergamo do të zhvillohet një derbi zikaltër. Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp trajneri Simone Inzaghi i cili ka dhënë përshtypjet e tij për këtë duel.

Do të jetë një sfidë e vështirë sepse e dimë që në Bergamo është një fushë e vështirë. Diferenca do të bëhet nga motivimi që të dyja skuadrat do të kenë në fushën e lojës. Si ne ashtu edhe Atalanta kemi pasur tre ditë për të përgatitur këtë sfidë.”

Interi nuk ka arritur të fitojë ende asnjë sfidë direkte përballë rivalëve të saj në Serie A dhe Inzaghi ka pranuar se zikaltërve i ka munguar diçka në këtë kampionat. “Në kampionat na ka munguar diçka. Është e qartë se duhet të punojmë më shumë për episode dhe detaje të caktuara. Shpresojmë që nesër të vijë fitorja e parë përballë një rivali direkt. Në Champions ia kemi dalë t’i limitojmë problemet në përballjet e rëndësishme, psh kundër Barcelonës.”

Në këtë përballje Atalanta vjen pas dy humbjeve radhazi, por kjo gjë nuk tregon asgjë për Simone Inzaghin. “Pavarësisht rezultateve, Atalanta është gjithmonë një skuadër e mirëorganizuar, me ide të qarta loje. Do të kemi përballë një skuadër me vendosmëri të madhe dhe për këtë arsye ne duhet të japim më të mirën tonë", përfundoi Inzaghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco