Pioli: Renditja aktuale nuk më pëlqen, duhet të tregojmë se nuk dorëzohemi

Pioli: Renditja aktuale nuk më pëlqen, duhet të tregojmë se nuk dorëzohemi

19:12, 12/11/2022

Humbja ndaj Torino dhe barazimi kundër Cremonese, kanë ndërlikuar jo pak llogaritë e Milan që momentalisht e sheh kreun e renditjes plotë 11 pikë larg.  Skuadra e Piolit synon të shkurtojë diferencat me Napolin e pandalshëm dhe për t’ia arritur qëlllimit fillimisht duhet të likuidojë Fiorentinën të dielën në mbrëmje.

Nje tjetër hap fals mund të përkthehej në një asist të çmuar për skuadrën e Spallettit dhe këtë fakt numri një i pankinës së kuqezinjëve e thekson edhe në konferencën për shtyp të prag ndeshjes.

“Vijmë pas një paraqitje jo bindëse në takimet e fundit, veçanërisht ndaj Cremonese, është e drejtë të kritikohet trajneri, kemi pasur disa probleme, veçanërisht me kontrollin e topit”, thotë fillimisht Pioli.

Përballë Fiorentinës duhet të fitojmë për të vërtetuar se nuk kemi ndërmend të dorëzohemi dhe se pozicioni aktual në renditje nuk na shkon përshtat.

Mendoj se jemi më të fortë se sezonin e shkuar, duhet të ruajmë përqendrimin, ne jemi besimplotë, kampionati është ende i gjatë dhe do të provojmë të rimarrim kryesimin”.

Pioli me tej shpjegon se çfarë kërkon që të ndryshojë tek skuadra:

“Në ndeshjet e fundit kemi humbur ritmin e lojës, nuk jemi ç’markuar në çastin e duhur, kemi qenë të ngadaltë dhe nuk kemi shërbyer në kohë lojtarët që kërkonin topin” , përfundoi trajneri i Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco