Southgate me ‘dhimbje koke’, ylli i kombëtares angleze dëmtohet tetë ditë para Botërorit

Southgate me ‘dhimbje koke’, ylli i kombëtares angleze dëmtohet tetë ditë para Botërorit

17:45, 12/11/2022

James Madisson bën me "dhimbje koke" Anglinë dhe trajnerin e “Tre Luanëve”, Gareth Southgate. Fantazisti, emri i të cilit ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Anglia për në Katar, ndjeu shqetësime në gju në ndeshjen e Premier League, atë mes West Ham dhe Leicester teksa u detyrua të braktisë sfidën në minutën e 25-të të pjesës së parë ndërkohë që më parë kishte shënuar në minutën e tetë.

Sipas informacioneve të para nga shtypi britanik, Madisson mori një goditje në gju ndërsa shenja pozitive është se lojtari doli me këmbët e veta nga fusha.

Gjithsesi, tashmë janë analizat ato që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit ndërsa ankthi është i madh pasi problemet në gju janë tejet delikate dhe koha punon kundër Madisson, i cili prej kohësh ëndërron të marrë pjesë në një event kaq madhor si Kupa e Botës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco