'Topi i Artë' i Benzema përfundon në burgun e Francës

'Topi i Artë' i Benzema përfundon në burgun e Francës

14:06, 12/11/2022

Gazetari i “France Football”, Theo Troude, dhe kryeredaktori, Pascal Ferre, vizituan burgun më të madh në Francë, që ndodhet në periferinë jugore të Parisit, për t’u prezantuar të burgosurve trofeun e “Topit të Artë” të fituar nga Karim Benzema.

Sa i përket prezantimit të “Topit të Artë” te të burgosurit, gazetari nga “France Football” zbuloi se do të publikohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Mérogis dhe Réau, krahas Pacal Ferre. Biseda me të burgosurit do të zbulohet në median France Football”, shkroi Troude.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco