Lojtari më i mirë meksikan në histori nuk do të shkojë në Kupën e Botës për shkak të prostitutave

Lojtari më i mirë meksikan në histori nuk do të shkojë në Kupën e Botës për shkak të prostitutave

13:18, 12/11/2022
Lojtari më i mirë meksikan në histori, Javier Hernandez, nuk do të shkojë në Botëror, teksa një gazetar i njohur ka publikuar arsyen e pabesueshme për një vendim të tillë të trajnerit Gerard Martin.
 
“Chicharito”, i cili është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Meksikës me 52 gola në 109 ndeshje, ka luajtur vetëm tre ndeshje për kombëtaren e vendit pas Botërorit 2018.
Edhe pse ai nuk e shpalli asnjëherë zyrtarisht lamtumirën e tij me kombëtaren, shumë njerëzve iu duk e çuditshme që sulmuesi legjendar nuk ishte në kombëtare.
 
Historia u zbulua nga gazetari Jose Ramon Fernandez. Kështu, në prag të Kupës së Botës 2018, publiku meksikan u trondit nga një skandal në të cilin përfaqësues të shumtë të kombëtares morën pjesë në orgji me prostituta dhe Fernandez pretendon se ka qenë Chicharito ai që i ka organizuar gjithçka.
 
Fernandez zbuloi për të përditshmen “Proceso” se Chicharito mori dy prostituta me vete gjatë udhëtimit në Nju Jork dhe San Antonio dhe ai i mohoi të gjitha këto akuza drejtuesve të Federatës Meksikane. Të tjerë futbollistë rrëfyen dhe kërkuan falje dhe vazhduan të luanin për kombëtaren, me  Hernandez që përfundoi në “listën e zezë”.
 
"Për shkak të kësaj, Chicharito nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar”, tha Fernandez, raporton Marca .
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco