Marcelo Bielsa kthehet të drejtojë një skuadër në Premier League?

Marcelo Bielsa kthehet të drejtojë një skuadër në Premier League?

12:56, 12/11/2022

I lirë nga çdo kontratë pas largimit nga Leeds në fund të shkurtit 2022, Marcelo Bielsa mund të kthehet në Premier League, sipas The Athletic . Bëhet fjalë për skuadrën e Bournemouth (vendi 17 në Premier League), që e shikon 67-vjeçarin argjentinas, si njeriun ideal për ta kthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Ideja është të zëvendësohet Gary O'Neil i përkohshëm pasi Scott Parker u shkarkua gushtin e kaluar. I ashtuquajturi "El Loco" , Bielsa do të sillte të gjitha njohuritë e tij për lojën e bukur dhe përvojën e tij të fituar te Athletic Bilbao, Marseille, Kili, Leeds si dhe Lazio ndër të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco