VIDEO Emocionuese/ Benzema kthehet në 'shtëpi' me 'Topin e Artë' dhe feston me tifozët e Lyon

VIDEO Emocionuese/ Benzema kthehet në 'shtëpi' me 'Topin e Artë' dhe feston me tifozët e Lyon

10:46, 12/11/2022

Ylli francez, Karim Benzema, ishte i pranishëm mbrëmjen e e djeshme në duelin Lyon-Nice (1-1), teksa festoi me 58 mijë tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, fitimin e “Topit të Artë”.

Lyon është klubi ku Benzema hodhi hapat e para në karrierën e tij, ndaj i detyrohet shumë për sukseset e arritura.

Pas një videoklipi të shkurtër të transmetuar në ekranin gjigant duke rikthyer disa nga golat e tij më të bukur me Lyon-in, sulmuesi i Real Madridit që e kishte nisur në akademinë e Lyon që në moshën 9-vjeçare, hyri në fushën e “Grand Stade” me xhinse dhe një xhaketë të bardhë, i shoqëruar nga gjashtë nga ish-trajnerët e tij.

Benzema ka përshëndetur tifozët teksa shihej që ishte i emocionuar para fansave të Lyonit, që si zakonisht ishin në numër të madh për të ndjekur skuadrën ndaj Nice.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco