VIDEO/ Partizani hap dyert e stadiumit për tifozët dhe publikon çmimet e biletave për ndeshjen e parë

VIDEO/ Partizani hap dyert e stadiumit për tifozët dhe publikon çmimet e biletave për ndeshjen e parë

21:05, 11/11/2022

Klubi i Partizanit duket se ka mbyllur thuajse të gjitha punimet që kishte planifikuar para ndeshjes së parë në Kategorinë Superiore në stadiumin e ri që ka ndërtuar. Të kuqtë kanë vazhduar edhe sot me punë për të mbyllur gjërat e fundit që mbeten për të kompletuar plotësisht impiantin që do të jetë gati për sfidën e të hënës ndaj Bylisit.

Ekipi është stërvitur sot në dritën e projektorëve dhe nën vëzhgimin e presidentit Demi, i cili thuajse çdo ditë po monitoron hap pas hapi mbylljen e punimeve në impiant ku tashmë kanë mbetur për t’u vendosur vetëm reklamat pas porte dhe në tribunat anësore.

Ndërkohë, klubi ka bërë publike edhe çmimet e biletave për ndeshjen e parë në këtë stadium, teksa ato do të kushtojnë 1000 lekë në tribunën qendrore dhe 300 lekë në atë ballore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco