Ish-sulmuesi i Interit reagon për mosgrumbullimin në Botëror

Ish-sulmuesi i Interit reagon për mosgrumbullimin në Botëror

20:43, 11/11/2022

I skualifikuar për doping deri më 5 dhjetor, Keita Balde nuk mori një ftesë për në Kupën e Botës “Katar 2022”, megjithatë vendimi ishte i pritshëm për sulmuesin që luan me Spartakun e Moskës në Rusi.

Menjëherë pas publikimit të listës, Balde shkroi në rrjetet sociale, ku deklaroi se nuk është aspak i trishtuar, madje përkundrazi, do të ishte tifozi i parë i vendit të tij, në aventurën në Katar.

Sot nuk ka vend për trishtim në mendjen dhe zemrën time. Gëzimi që do të shoh vendin tim të përfaqësohet nga këta 26 djem të mrekullueshëm, është më i madh se gjithë pjesa tjetër. Senegali përfaqëson lumturinë, përuljen, kënaqësinë e të jetuarit, sakrificën familjen. Senegali është shtëpia ime dhe unë do të jem tifozi i parë i skuadrës në Katar 2022”, tha ndër të tjera Keita Balde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco